Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Australia është kryeqyteti i tenisit në janar, sepse për dy javë në Melbourne zhvillohet i pari nga 4 turnetë e mëdhenj të sezonit në Grand Slam. Tre të tjerët janë Roland Garros (Paris, 26 maj-10 qershor), Wimbledon (1-15 korrik në Londër) dhe US Open (New York, 26 gusht-9 shtator). Fituesi i secilit turne merr në total 2000 pikë për renditjen e përgjithshme, përveç një shpërblimi të majmë financiar. Për Australian Open 2019 organizatorët kanë publikuar shifrat që do të përfitojnë tenistët dhe bëhet fjalë për 38.52 milionë euro që do shpërndahen në fund të turneut. Është shifra më e lartë e shpërndarë ndonjëherë në këtë turne dhe është një rritje prej 14% në krahasim me edicionin e 2018-ës, edhe pse US Open mbetet larg, me 46 milionë euro shpërndarë vjet, raporton “Telesport”. Drejtori i Australian Open, Craig Tiley, është i qartë: “Lojtarët janë yjet e spektaklit. Ata tërheqin tifozë dhe mbushin stadiumet, ndaj ne investojmë kaq shumë për t’u kujdesur për ta”. Ndarja e shpërblimeve do të jetë identike, për meshkujt dhe femrat. Fituesi do të arkëtojë 2,58 milionë euro, ndërsa finalisti humbës 1,29 milionë euro. Për gjysmëfinalistët shpërblimi është 579 mijë euro, ndërsa kush mbërrin deri në çerekfinale merr 289,523 euro. Për sa u përket raundeve të para, tenisti që mbërrin në turin e katërt merr 163,659 në total, turi i tretë vlen 97,566 euro, 66,000 për turin e dytë dhe 47,200 euro i shkojnë çdo tenisti që arrin të futet në raundin e parë, pa shkuar më tej (duhet të kaluar tur paraeliminator). Ka shpërblime edhe për lojën dyshe, sepse çifti fitues për meshkuj apo femra arkëton 472,000 euro, ndërsa çifti fitues miks (mashkull+femër) do të arkëtojë 116,000 euro. Like 0