Tottenham-Manchester United ishte kryendeshja e javës së sotme në kampionatin anglez të futbollit dhe kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet.

Tottenhami shihej si skuadra favorite për të triumfuar, por Unitedi nën drejtimin e Solskjaerit duken të rilindur.

Loja u dominua nga “Gjelat” e Londrës, që tentuan në të gjitha mënyrat për ta fituar sfidën. Gjithsesi, në fund do të triumfonin “Djajtë e Kuq”, kjo dhe për shkak të një portieri De Gea të shkëlqyer.

Gardiani spanjoll bëri mbi 8 pritje brenda zonës së rreptësisë, duke vendosur një rekord personal. Kane, Eriksen dhe Dele Ali dështuan të mposhtin numrin 1 të Unitedit dhe “Djajtë”, fituan falë një goli të Rashford, i cili gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport