Austria është rikthyer në një bllokim të plotë kombëtar ndërsa lufton kundër një rritje të infeksioneve me koronavirus.

Është vendi i parë i Bashkimit Evropian që zbaton masën drastike mes valës aktuale të COVID-19 që po godet një sërë vendesh evropiane.

Është gjithashtu vendi i parë i BE-së që shpall mandatin e vaksinës për të gjithë vendin, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Vdekjet mesatare ditore janë trefishuar në javët e fundit në Austri dhe disa spitale kanë paralajmëruar se njësitë e tyre të kujdesit intensiv po arrijnë kapacitetin.

Bllokimi do të zgjasë të paktën 10 ditë, por mund të zgjasë deri në 20, thanë zyrtarët.

Njerëzit do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, duke përfshirë blerjen e sendeve ushqimore, shkuarjen te mjeku ose ushtrimet.

Kancelari austriak Alexander Schallenberg teksa bëri të ditur bllokimin kombëtar u ka kërkuar falje të gjithë personave të vaksinuar, duke thënë se nuk ishte e drejtë që ata të vuanin nën kufizimet e rinovuara të bllokimit.

Më parë, Austria kishte provuar një bllokim vetëm për njerëzit e pavaksinuar, por kjo nuk rezultoi në zvogëlimin e rasteve të reja.

Më pak se 66 për qind e 8.9 milionë njerëzve të Austrisë janë plotësisht të vaksinuar dhe vaksinat kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta në Evropën Perëndimore..

Bllokimi i ri i Austrisë është i katërti i tij që nga fillimi i pandemisë dhe vjen pasi vendi ka luftuar pa sukses për të ndaluar numrin e madh të raste të reja ku të premten u raportuan 15 mijë e 809 infeksione të reja – kjo si numëri më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë në Austri.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme