Euro komisari për zgjerim, Johanes Hahn, përmes profilit të tij në Twiter ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez Viktor Orban, lidhur me azilin e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit.
Hahn kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.
“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës”, ka shkruar ai.

Like 0