Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Barcelona ka arritur të shpallet kampion i La Ligas për sezonin 2017/18 tri ndeshje pa përfunduar kampionati. Gjiganti spanjoll ka fituar në udhëtim te Deportivo La Couruna me rezultat 2-4, fitore kjo që e shpalli matematikisht kampion për këtë sezon. Ky titull kampioni në këtë sezon e vulos dominimin e Barcelonës në dekadën e fundit në kampionatin spanjoll, La Liga. Trofeu i këtij sezoni në La Liga është i shtati për Barcelonën në dhjetë vitet e fundit dhe fitohet nën drejtimin e Ernesto Valverdes. Në sezonin 2008/09, Barcelona e fitoi titullin nën drejtimin e Pep Guardiolas, ashtu sikurse edhe në sezonin 2009/10 dhe 2010/11 që u fitua nën drejtimin e spanjollit. Barcelona e Guardiolas (Getty Images) Në sezonin pasues kampion u shpall Real Madridi, ndërsa në 2012/13 Barcelona festoi nën urdhrat e Tito Vilanovas së ndjerë për tu pasuar me fitimin e titullin në sezonin e radhës nga Atletico Madridi. Barcelona e Vilanovas (Getty Images) Në 2014/15 dhe 2015/16 përsëri Barcelona iu rikthye titullit kampion duke festuar nën urdhrat e Luis Enriques për titujt e pestë dhe gjashtë në dekadën e fundit. Barcelona e Enriques (Getty Images) Në sezonin e kaluar u shpall kampion Real Madridi, ndërsa në këtë sezon Barcelona e Valverdes festoi titullin e shtatë në 10 vitet e fundit duke vulosur dominimin e dekadës në La Liga. Festa e Barcelonës së Valverdes (Getty Images) Pas fitores ndaj La Corunas futbollistët katalunas festuan gjatë në fushë aty ku edhe vallëzuan edhe u dëfryen. Like 0