Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të mërkurën raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister. Ai ka thënë për RTV Vojvodina se BE-ja beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel. “Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia – t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister. Ai ka thënë se këtë gjë BE-ja e ka mbështetur gjithmonë. “Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE-së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
ROHAN: SHKËMBIMI I TERRITOREVE, MËNYRË E GABUAR Albert Rohan, ish-zëvendësi i Martti Ahtisaarit në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, beson …