Duke pasur parasysh proceset në të cilat po kalon rajoni, e sidomos duke pasur parasysh bisedimet Kosovë – Serbi, Partia për Veprim Demokratik dhe Bashkimi Demokratik i Luginës nënshkruan Marrëveshjen me të cilën synojnë fillimin e defragmentarizimit të spektrit politik në Preshevë si dhe në Luginë në përgjithësi.
Me këtë Marrëveshje BDL pranoi pa kusht shkrirjen në PVD duke pranuar gjithashtu edhe Programin dhe Statutin e PVD – së.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi dhe ai i BDL, Skender Destani, me të cilën Marrëveshje strukturat e BDL do të inkuadrohen në strukturat udhëheqëse të PVD-së si dhe në Kuvendin Komunal të Preshevës.