Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.
E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.
Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane, ka shkruar  Presidenti i Republikës së Shqipërisë , SH.T. Ilir Meta
 Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, SH.T. Ilir Meta, për ta falenderuar për përkrahjen e dhënë në betejën tonë të përbashkët për përfaqësim.
Presidentin Meta e falenderova për përkrahjen që i ka dhënë Luginës gjatë mandatit të tij si President, për vizitën në Medvegjë e për vlerësimin e figurave nga Lugina e Preshevës.
Falenderova Presidentin që edhe gjatë vizitës së tij lamtumirëse që po i bën Kosovës gjeti kohë e hapësirë edhe për Luginën,ka shkruar deputeti shqiptar z. Shaip Kamberi.
Faleminderit President 🇦🇱
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme