Deputeti i rizgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi pas vizitës që pati  në Tiranë ku u prit nga kryeministri Rama, ka zhvilluar takime konsultive me partitë politike edhe në Kosovë në shenjë faliminderi për përkrahjen që i është dhën për rizgjedhjen e tijë edhe për një mandat 4 vjecar në parlamentin e Serbis,ndërsa sot deputeti Kamberti është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti .
Ky është njoftimi i plotë i deputetit Kamberi
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti , për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.
Faleminderit, Kryeministër 🇽🇰
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme