Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafi, i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ka bërë një kërkesë publike, përsa i përket pakicës shqiptare në Luginën e Preshëves, në Serbi.

Mustafi është shprehur se ajo ç’ka duan shqiptarët që jetojnë në Luginën e Presheës janë të drejtat që përfitojnë pakica serbe në Kosovë.

“Është platforma politike sa i përket marrëdhënieve  mes  Kosovës dhe Serbisë, e që në qendër ka reciprocitetin  e të drejtave të komunitetit serb me të drejtat e shqiptarëve në luginën e Preshevës. Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë, as më shumë e as më pak përveç asaj që akordohen për komunitete të tjera, e po të njëjtat të drejta ti gëzojnë si komunitet në Luginën e Preshevës.

Pozicioni i shqiptarëve në Luginën e Preshevës tashmë është i qartë, pozicioni i kryeministrit Kurti tashmë është i qartë. Atë se çfarë përfitonë komuniteti serb në Kosovë, ta përfitojnë edhe shqiptarët në Luhinën e Preshevës”, tha ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme