Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Bashkimin Evropian edhe më tutje nuk ka datë konkrete për vazhdimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën teknike dhe në nivelin politik, ka deklaruar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Maja Kocijancic. “Vazhdohet puna për takimin në nivelin teknik gjegjësisht në nivelin më të lart në kuadër të dialogut, data e të cilit duhet të konfirmohet”, ka thënë Kocijancic për radion Evropa e Lirë. Shefi i delegacionit kosovar në pjesën teknike Avni Arifi ka thënë se pala serbe i ka braktisur të gjitha aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me realizimin e marrëveshjeve të arritura dhe se pala kosovare është e gatshme për vazhdim të dialogut të cilin përfaqësuesit të Serbisë po e refuzojnë. Pala serbe po refuzon vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me kërkesë që së pari të shfuqizohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për futjen e taksave për mallin i cili importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shefi i OSBE-së: Rruga më e mirë për të zgjidhur krizat është dialogu Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger u shpreh sot nga Tirana se OSBE …