Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger u shpreh sot nga Tirana se OSBE është gati për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e krizës, por zgjidhja duhet vijë përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe të brendshëm.

“Kryesia e OSBE kërkon investim kohe, përpjekje, Shqipëria s’ka dyshim që do e kalojë me sukses, do jetë një ushtrim shpërblyes nga aspekti politik, dhe do jetë i frytshëm për Shqipërinë në arenën politike ndërkombëtare.

Është shans, për komitetin e OSBE që të mësojë më shumë për Shqipërinë, për të mësuar nga perspektiva rajonale e këtij vendi.

Kryesimi i mirë i OSBE do jetë edhe një argument më i fortë sa i takon edhe në rrugën drejt BE, pra Shqipëria duhet të dëshmojë se rruga më e mirë për të zgjidhur krizat është dialogu. Le ta bëjmë këtë një përvojë të suksesshme për të gjithë”, tha ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme