Sot, pikërisht në përvjetorin e 8 të largimit të dhunshëm të lapidarit të dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Luginë të Preshevës, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani priti kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredinin dhe përfaqësuesit e saj.

Në këtë takim shumë konstruktiv, u diskutuan përveç tjerash edhe problematikat me të cilat përballen banorët e komunës së Preshevës.

Ishte zotim i përbashkët që për çështje që preokupojnë banorët e komunës së Preshevës në shumë sfera, bashkëpunimi me OVL të UÇPMB-së do të jetë i ngushtë.

LAVDI dhe respekt deri në përulësi dëshmorëve të rënë!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme