Faqja Kryesore Botë BE-ja kundërshton kërkesat e Londrës për marrëveshjen e Brexit-it

BE-ja kundërshton kërkesat e Londrës për marrëveshjen e Brexit-it

2 Min e Lexuar
0
0
21

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ka asnjë bazë për bisedime të mëtejshme për procesin e Brexitit, ndërsa Britania e Madhe vazhdon të këmbëngulë, për të bërë ndryshime në marrëveshje.

Negociatorët e BE-së u thanë diplomatëve evropianë, se ndryshimet e sugjeruara nga qeveria e re në Londër, të tilla si çështja e kufirit irlandez, ishin të papranueshme.

Një zëdhënës i qeverisë britanike, tha se ata shpresonin që BE-ja do të rimendonte refuzimin e saj për ndryshime në marrëveshje. .

Bitanikët thanë se BE-ja “duhet të ndryshojë qëndrimin e saj”, pasi marrëveshja e zonjës May (ish-kryeministrja britanike Theresa May) nuk do të kalojë në Parlament në formën e saj aktuale.

“Ne do të përfshihemi në negociata me energjinë më të madhe dhe frymën e miqësisë dhe shpresojmë që BE-ja të rimendojë refuzimin e saj aktual, për të bërë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes”, kanë thënë zyrtarët britanikë.

Plani i negociuar midis BE-së dhe ish-kryeministres May u refuzua tri herë nga deputetët britanikë.

Një negociator i BE-së tha se jemi “përsëri atje ku ishim tre vjet më parë”.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është zotuar se vendi do të largohet nga BE-ja brenda afatit të 31 tetorit, me ose pa një marrëveshje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë