Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj produkteve serbe, heqja e kësaj tarife vazhdon të jetë kusht i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Në anën tjetër Bashkimi Evropian pohon se nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve. Në këto rrethana analistët vlerësojnë se këtë vit nuk do të ketë dialog e rrjedhimisht as marrëveshje me Serbinë. Heqja e tarifës 100% ndaj produkteve serbe vazhdon të jetë kushti kryesor i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Tash kur ky proces ka ngecur për më shumë se 4 muaj për shkak të taksës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj qëndron pas vendimit të tij se ajo nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia. Analistët politikë e shohin me skepticizëm mundësinë e heqjes së taksës. Duke parë kushtëzimet edhe të Serbisë, por edhe të BE-së ata konsiderojnë se këtë vit nuk do të ketë zhvillim në procesin e dialogut me Serbinë e as arritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me këtë shtet. Se së shpejti nuk do të ketë dialog e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq. Në një intervistë për mediet kosovare Kocijançiq pohoi se aktualisht nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e shpejtë të palëve në tryezën e bisedimeve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbia drejt integrimit evropian, hap edhe një kapitull të negociatave me BE-së Në konferencën ndërqeveritare, Bashkimi Evropian – Serbi, kjo e fundit hap të enjten kapitullin …