Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe këshilltari i tijë Ragmi Mustafi sot kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ky është njoftimi i plotë i zotit Bisilmi

Me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës, biseduam për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat e qytetarët atje.

U njoftova më së afërmi me fushëveprimtarinë e tyre, për të cilën dhe shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, ndaj mediave shqipe në Luginë.

Shpreha përkushtimin e palëkundur të Qeverisë, për të kontribuar pozitivisht dhe mbështetur bashkatdhetarët tanë në Luginë, në ruajtjen e identitetit, kulturës, traditave e gjuhës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme