Faqja Kryesore Botë BIE QEVERIA NË AUSTRI, KANCELARI KURZ SHPALL ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME

BIE QEVERIA NË AUSTRI, KANCELARI KURZ SHPALL ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME

2 Min e Lexuar
0
0
70

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar këtë të shtune se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur. Kjo vjen pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët.

“Mjaft është mjaft” tha Kurz sot gjatë konferencës për media, duke shtuar se ai nuk do të këmbëngulë që partia e zv.kancelarit të qëndrojë në koalicion, për shkak se ata ishin përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, raporton Euronews

Sipas dy mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.

Sipas incizimeve, që kanë siguruar revista “Der Spiegel” e Hamburgut dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” e Münchenit, thuhet se rusja, e cila duket se është gjysmë lakuriq, i kishte thënë dy djathtistëve se do të investonte një çerek miliardë euro në Austri. Por, gazetarja që e ka shkruar raportin thotë se rusja ishte një milionere e rrejshme.

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, përmes konferencës për media shtoi se deri sa të mbahen zgjedhjet, ata do ta japin emrin për zv.kancelar, në mënyrë që të mos krijohet krizë politike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë