Botë Blerta Hoti, Shqiptarja që po arrin majat e suksesit në shtetin Suedez Nga Wikiliks U postua 23/04/2019 16 Min e Lexuar 0 0 370 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqiptarët janë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa tashmë janë integruar mjaft mirë atje, duke marrë edhe poste politike. Njëra ndër to është edhe Blerta Hoti, e cila po bën karrierë politike në Suedi. Aktualisht jam këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes (Socialdemokrat) në Qeverinë Suedeze qe nga fillimi i muajit Prill 2019. Me parë kam jetuar Bruksel dhe kam qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e partisë Socialdemokrate të Suedisë. Vij nga një familje shqiptare e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë. Kur isha vetëm 6 vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time. Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem. Duke qenë dhe një ndër themeluese dhe kryetare e shoqatës Suedeze-Shqiptare rinore SAUF ne ku brenda kësaj shoqate organizoheshin aktivitete në vende të ndryshme në Suedi lidhur me marrëdhëniet Suedeze-Shqiptare. Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në Sida ( Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze. Në 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Në 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri. 2- Si një shqiptare me një sukses në jetën politike dhe së fundi më afër kabinetit qeverisës Socialdemokrat. A mendoni se shqiptaret e ardhur me pare që është gjithnjë e në rritje me prurje nga vendet e tjera të Evropës do ketë një ndikim sado të vogël në zgjedhjet e ardhshme? (Duke u integruar me shume në jetën sociale dhe votuar në të ardhmen, pse jo falë jush interesat dhe përfaqësimi i shqiptarëve do jetë dhe me bashkëpunues). Duke pasur parasysh ndërtimin e një shteti demokratik me një mirëqenie sociale funksionale, shume herët kam kuptuar që këto mundësi qe mi ka ofruar shteti suedez kan të beje me një qeverisje të mirë të sistemit socialdemokrat dhe reformat e kaluara tek ky zhvillim. Por mendoj që këto te drejta duhen te merren si te garantuara dhe qe gjeneratat e reja duhen te luftojnë mos ti humbasin ato por ti zhvillojnë më shumë. Pjesëmarrja politike përmes votimeve është minimumi ne këtë aspekt, me se shumti duhet të referohen si shtetas të vendit ku jetojnë ( detyrat dhe bene fitet ), pa marr parasysh gjendjen etnike të cilit i përkasin. Kjo nuk është vetëm detyre por një e drejt demokratike të cilën miliona njerëz ende nuk e kan dhe është minimumi që mund të bëjnë për ti dhënë legjitimitet asaj force politike dhe prezantuese per zhvillimin e shoqërisë në të cilën jeton dhe vepron. Lidhja dhe meraku jonë si Ballkanas për familjarët ( ngrohtësia dhe ndjeshmëria që kemi për fisin, vëlla, motër, nënën dhe babën ), nuk rresht dhe në vendet Nordike. Zhvillimet e fundit në Ballkan ( taksa e Kosovës drejt Serbisë dhe trazirat me protesta në Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri dhe zhvillimet e tjera ). 3- Mendoni se Ballkani nuk duhet të bëj më zhurmë, dhe se me qetësi dhe marrëveshje në ” lagjen ” tonë të Evropës mund të integrohemi në familjen Evropiane pasi ne jemi pjesë e saj? Shtetet e Ballkanit perëndimor duhen pik se pari ti bëjnë reformat e nevojshme per te arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror por edhe ekologjik në vendet e tyre. Për mua ky vizion dhe punë afatgjate për të gjitha shtetet Ballkanike, pa marr parasysh origjinën nënkupton pik se pari; një sundim te ligjit dhe një qeverisje te mire. Se dyti; një sistem i cili i respekton të drejtat e punëtoreve dhe të drejtat e barabarta gjinore. Se treti; një sistem me taksa progressive te cilat te investohen ne sektorin publik si per shembull në shëndetësi dhe arsim. Së katërti; ta ndalojnë ndotjen e ajrit dhe që të investojnë për sektorin privat te cilat marrin përgjegjësi per ambientin. Këto reforma duhen të jenë primare, pastaj përfshirja në BE vjen natyrshëm. Anëtarësimi në BE nuk është ndonjë ”Çelës” i zhvillimit në Ballkan, siç po e shohim tek shtetet brenda BE-se si per shembull Hungaria dhe Polonia, janë duke bere shkelje te drejtave Evropiane demokratike e cila tregon qe BE-ja nuk te sjell progres automatikisht por progresi behet përmes reformave socialdemokrate brenda shtetit. 3.1- Cili është qëndrimi dhe si e shohin vëndet Nordike liberalizimin e vizave për Kosovën në një të ardhme të afërt dhe për integrimin e saj të plotë me detyrat që jepen nga EU. Çdo punë, sjellje dhe sukses i joni nëpër Europe dhe mbarë botën është imazhi dhe pse jo një mbështetje pozitive për integrim? Suedia thjesht mund të frikësohet që mos të sjell një liberalizim të Kosovës me shumë aplikime për azil te pamotivuara prej shtetaseve kosovar sepse ka përjetuar ketë problem pas liberalizimit te vizave nga Gjeorgjia dhe Serbia. Por ende nuk është vendosur qëndrimi zyrtar për këtë propozim i cili është duke u negociuar brenda institucioneve te BE-se. Nëse më pyet mua për mendimin personal e jo zyrtar, natyrisht që mendoj që duhet dhënë edhe Kosovës liberalizimi i vizave i cili në mënyre afatshkurtër mund të ketë probleme por në mënyre afatgjate vetëm do ti përforcojnë lidhjet ekonomike, shoqërore dhe kulturore me shtetet e BE-se e cila do ketë zhvillim me mire brenda Kosovës. 4- Për sa i përket jetës sociale. Përtej volumit dhe programit të punës si e kaloni kohën e lirë? Dhe sa afër dhe në kontakt jeni me shqiptarët? Cilat mendoni se janë problemet më kryesore tonat. Kuptohet që “nuk ka njeri perfekt”. A do kishim një këshillë nga Blerta si njohëse shume e mirë e jetës sociale dhe e integruar më se miri në diveristetin social Nordik dhe Ballkanas. Kjo pyetje është shumë përfshirëse do të përpiqem ti përgjigjem të gjithave. Kohën e lire e kaloj me familje dhe me shoqëri. Më pëlqen të vrapoj në natyrë por edhe të dëgjoj musik të zhanreve të ndryshme. Mundohem te lexoj edhe libra dhe për momentin jam duke e lexuar novelën e dyte ”Tiranas hjärta” te Pajtim Statovcit, një shkrimtar i ri fenomenal shqiptaro-finlandez i cili shkruan per identitet, dashuri dhe migracion në kontekstin e një bote multi-kulturore të cilën e rekomandoj ta lexonit. Mendoj që jam shumë afër me komunitetin shqiptar kudo që kam jetuar, qoftë në Suedi, Bruksel apo në Kosove. Sfidat kryesore besoj që nuk kan bazë etnike, por bazë ekonomike, për shembull një shumica e shqiptareve te diasporës janë punëtor e jo punëdhënës, dhe besoj se të drejtat duhen te përmirësohen dhe jo që të ulen duke filluar nga pagat, kushtet ne pune etj, Duhet ofruar standardi dhe kushte me të mira për i punëtorin në krahasim me rritjet e pushtetit ekonomik te kompanive. Ky konflikt është më kryesor pa marr parasysh a jetojnë në Suedi apo Kosove. Dhe sa i përket këshillave do veçoja qe organizimi i drejtave ekonomike dhe shoqërore është i domosdoshëm per secilin grup te margjinalizuar ne shoqëri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Çka po premton qeveria në detyrë rreth dialogut në Bruksel Qeveria në detyrë ka marrë përsipër zbatimin e të gjitha zotimeve të cilat ndërlidhen …