Botë Brexit, Theresa May pranë përballjes finale Nga Wikiliks U postua 14/11/2018 2 Min e Lexuar 0 0 33 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexit-in në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Ministrat do të mbledhë në zyrën e saj në “Downing Street” pasdite, pavarësisht thirrjeve për të kundërshtuar këtë marrëveshje, qoftë nga mbështetësit apo kundërshtarët e Brexit-it. Kryeministrja po ashtu është duke vazhduar takimet e ndara me secilin ministër. Ndërkohë “BBC”, ka raportuar se disa anëtarë të kabinetit kanë shprehur “rezerva të mëdha”. Megjithatë, ky draft po konsiderohet si moment i rëndësishëm në negociata në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Brukselit. Në kohën kur kanë qarkulluar lajmet se është arritur marrëveshje për draftin e parë. Në të njëjtën kohë, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë marrëveshjen dhe ka mundësi të organizojnë një samit urgjent për ta nënshkruar atë. Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexit-it. Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi në Beograd: Lugina e Preshevës të paraqitet si tërësi e plotë territoriale në Dialogun e Brukselit, pëndryshe, do të pasojë katastrofa (VIDEO) Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i ftuar në emsionin “Dita drejtëpërdrejtë” të …