Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbia dhe Kosova janë larg nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore, pavarësisht nga gatishmëria për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm të territoreve, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Brnabiq ka thënë se edhe sikur të arrihej pajtimi për shkëmbim të territorit, nuk do të mjaftonte për një marrëveshje paqeje. “Kutia e Pandorës është hapur 10 vjet më parë, kur shtetet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që ne jemi duke u përpjekur për të bërë është për të mbyllur Kutinë e Pandorës. Nuk mund të thuani se 10 vjet më parë ishin të gatshëm për ndryshim kufijsh, kurse sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Brnabiq në një intervistë për gazetën britanike “Financial Times”. Mirëpo, siç thotë ajo, ndryshimi i kufijve është vetëm një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare. “Zgjidhja përfundimtare, në qoftë se arrihet, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të përfshijë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunim afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgiminë kulturore, kishat dhe manastiret”, tha Brnabiq, përcjell Telegrafi. Thotë se personalisht do të dëshironte arritjen e një lloj marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur. “Por, unë mendoj se realisht nuk jemi afër marrëveshjes”, tha Brnabiq. Gazeta londineze vlerëson se qasja e kujdesshme e kryeministres përkujton se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës po bisedojnë për një çështje tejet delikate kulturore, historike, politike dhe territoriale, dhe se progresi është larg nga ai i garantuar, pavarësisht faktit se SHBA dhe BE mbështesin dialogun. “Ne shpesh themi se jemi të mbërthyer tani në një pozicion disi skizofrenik, që është në mes të politikës së shekullit 21 dhe 19”, tha Brnabiq, duke iu referuar në shpërthimin e herëpashershëm të tensioneve etnike. Ajo tha se udhëheqësit e Kosovës bëjnë gabim të madh nëse mendojnë që dialogu me Serbinë do të rezultojë në njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. “Ata duhet të lëvizin nga pozita komode dhe të takohemi në gjysmë të rrugës ku ne po i presim. Le të bëjmë një kompromis, çfarëdo që të kërkojë ai kompromis”, tha ajo. Ajo konteston qëndrimin e fortë në Bruksel se njohja e plotë e Kosovës është një parakusht për pranimin e Serbisë në BE. “Interesi i Serbisë, është arritja e një marrëveshjeje. Çdo ditë që humbim në këtë konflikt të ngrirë është dita që kemi mundur ta arrijmë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë për të gjithë ne”, tha ajo. Gazeta përkujton se Brnabiq të enjten ka folur në margjinat e konferencës në Universitetin e Oksfordit, kurse një ditë më parë u takuan në Minsk të Bjellorusisë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lluksi i Shqiprim Arifit; për një buajtje në Stamboll, paguan 500 euro hotelin Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, …