Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën ka folur edhe për koalicionin e partive politike shqiptare që do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi. Cakaj tha para mediave se të njëjtin janë duke u përpjekur që ta bëjnë edhe në Malin e Zi. “Është tepër me rëndësi që për herë të parë kemi arritur që të krijojmë koalicionin e partive politike shqiptare në Serbi, partitë e Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të vetme. Kjo ka tre efekte, e para unifikimi i spektrit politik, rritje e bashkëpunimit të tyre, për të mbrojtur të drejtat dhe ndërlidhja e drejtpërdrejtë politike mes Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të njëjtën po përpiqemi ta bëjmë edhe për Malin e Zi”, shtoi ai. Ministri Cakaj tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces. “Koalicioni i partive shqiptare nuk është vetëm produkt ekskluziv i përpjekjeve të Shqipërisë, ngase presidenti Hashim Thaçi ka qenë drejtpërdrejtë në proces, për këtë i shprehi mirënjohje personale dhe institucionale”, shtoi ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit shpall konkursin mbi informimin publik për vitin 2018 Komisoni për media pranë Administratës komunale të Bujanocit, gjatë së premtës ka shpall konkursin …