Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani me  anëtaret e kryesisë së PVD-së ka vizituar  disa Ministri dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kryetarja Sinani vizitën e  filloi me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u takua me ministren znj. Vlora Dumoshi, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me ministren znj. Hykmete Bajrami dhe në fund vizituan Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe kryeparlamentaren znj. Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës u shtjelluan shum çështje si Diskriminimi permanent në çdo sferë të jetës, mos implementimi i marrëveshjeve nga Beogradi zyrtar, mos integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore, papunësia në shkallën më të lartë, mos njohja e diplomave, problemet me tekstet shkollore dhe shumë probleme me rëndësi jetike që po shkaktojnë largimin e të rinjve nga Lugina ishin temë e takimeve.

U bisedua për pozitën e shqiptarëve në Luginë që ditë e më shumë shqiptarët e kësaj treve po përballen me shpërnguljen masive dhe spastrimin ne heshtje sidomos kohëve të fundit më aktuale është pasivizimi i adresave.

Kërkesat që parshtroi kryetarja Sinani  ishin që të përkrahen aktivitetet kulturore, bibliotekat, donacionet në sferën e kulturës.

Ndërsa theks i veçantë në Ministrinë e Arsimit ndër të tjerave ishte edhe rritja e kuotave të studentëve për regjistrim në fakultete shtetërore, kuotat për pranim në konvikte, mundësia e donacioneve nëpër shkolla.

Çështja e shqiptarëve të Luginës të vendoset në prioritet dhe të jetë pjesë e dialogut, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të pozitës së shqiptarëve në Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme