Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas një komunikimi sistematik me KKSH, do të financoj hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë 😊🇦🇱…

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të librave shkollor për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.

Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë

Falënderojmë Ministrin Gent Cakaj për qasjen që ka ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës në veçanti.
❤️🇦🇱

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme