Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani po mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal me 66 pika të rendit të ditës.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2020, i cili me 28 vota PËR, asnjë KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM është aprovuar.

Gjithashtu, është votuar edhe vendimi mbi ndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2020, vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, dhe vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e programit të veçantë të NP “Komunalia”.

Seanca është duke vazhduar dhe pritet që në vijim të shqyrtohen dhe aprovohen edhe pikat tjera të ditës që kanë të bëjnë me shkarkimet dhe emërimet e komisioneve dhe këshillave të Kuvendit komunal.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme