Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuara.

Ai ka njoftuar se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.

“Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë.

Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.

Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojmë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme dhe atë të Transportit, do të merren të gjitha masat që targat  në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.

Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme”, u shprehet Cakaj

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme