Botë Çfarë po ndodh në Norvegji, Amerika dërgon ushtrinë dhe bombarduesit B-1 Nga Wikiliks U postua 09/02/2021 2 Min e Lexuar 0 0 46 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Forcat ajrore amerikane për herë të parë kanë dërguar në Norvegji bombardues B-1, lëvizje kjo që i dërgon sinjal të qartë Moskës, që ushtria amerikane do të reagojë në rajonin e rëndësishëm strategjik në arktik – duke i ofruar mbështetje partnerëve në këtë rajon, shkruan CNN. Zyrtarët e lartë të ministrisë së Mbrojtjes, kanë konfirmuar që katër bombardues B-1 të forcave ajrore amerikane dhe afro 200 ushtarë nga baza Dayes në Teksas, do të stacionohen në bazën Orland në Norvegji, transmeton Telegrafi. Gjatë tre javëve të ardhshme do të fillojnë misionet në Arktik dhe hapësirën ndërkombëtare ajrore përgjatë kufirit në veriperëndim të Rusisë. Ata thonë se stacionimi i forcave amerikane shumë afër Rusisë do të thotë që SHBA-të do të mund të reagojnë më shpejtë, ndaj çfarëdo agresioni të mundshëm nga ana e Rusisë. “Gatishmëria operative dhe mbështetja për aleatët dhe partnerët tanë dhe reagimi i shpejtë, janë sukses i përbashkët”, ka t hënë gjenerali amerikan Joseph Haridian, komandant i forcave ajrore amerikane për Evropë dhe Afrikë. Gjatë muajve të fundit, Pentagoni ka dërguar grupe të ngjashme të bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme, për të demonstruar aftësinë e SHBA-ve që shpejtë të dërgojë ushtrinë dhe pajisjet ushtarake në rajone me potencial të madh të rrezikut. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Marrëveshja Kosovë-Serbi deri në fund të vitit, por me një kusht Mediat serbe shkruajnë se në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela …