Botë Cipras: Marrëveshje historike për të dy palët Nga Wikiliks U postua 18/06/2018 5 Min e Lexuar 0 0 101 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka mbajtur fjalim në cereomininë e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin, “Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimicit që 25 vite përpiqet të zgjidh çështjen. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit”, ka deklararar ndër të tjera Cipras. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të lexojnë marrëveshjen pa paragjykime. Ai ka garantuar është një marrëveshje patriotike në të cilën shihet fryma patriotike e dy palëve. NDËRSA PROTESTA KUNDËR EMRIT TË RI TË MAQEDONISË JANË ZHVILLUAR NË SHKUP Mijëra protestues janë mbledhur mbrëm para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e problemit të emrit të ish-republikës jugosllave. Forca të shtuara policore janë vërejtur para ndërtesë së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup, transmeton KosovaPress. Paradite protestat janë zhvilluar në Prilep. Greqia dhe Maqedonia nënshkruan më herët sot një marrëveshje sipas së cilës emri i ri i ish-republikës jugosllave do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore. Lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha sot se kjo parti e kundërshton me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore këtë marrëveshje dhe se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe as ndryshimin e emrit kushtetues të vendit. Marrëveshja e kryeministrit Zoran Zaev me Greqinë është karakterizuar si një kapitullim të vendit dhe degradim i sovranitetit të Maqedonisë. “Historia do të gjykojë. Emri ynë është Maqedonia, emri i krenarisë sonë dhe ne jemi maqedonas krenarë. Maqedonia është dashuria jonë, emocion, atdhe”, tha Mickoski. Protesta të dhunshme shoqëruan në Shkup njoftimin e arritjes së marrëveshjes së emrit, që i jep fund përplasjeve 27-vjeçare me Greqinë. Nën thirrjet “tradhti” dhe “kapitullim”, një grup tubuesish u përleshën me policinë përballë ndërtesës së Parlamentit. 25 të ndaluar dhe 7 efektivë të plagosur ishte bilanci i mbrëmjes që errësoi euforinë e nënshkrimit të paktit në Prespë. Protesta pati edhe në qytetin e Manastirit, të organizuara nga partia opozitare VMRO-DPMNE, lideri i së cilës, Hristijan Mickovski tha se partia e tij asnjëherë nuk do të njohë marrëveshjen, pakënaqësitë ndaj së cilës nuk kanë munguar as në anën tjetër të kufirit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kërkohet seanc e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjet në kazino dhe mbylljen e tyre Tri vrasje ndodhën brenda pak ditësh në Kosovë. Dy nga to u kryen në …