Botë Çka do të ndodhte me Iranin në rast lufte, sipas Trump Nga Wikiliks U postua 20/05/2019 3 Min e Lexuar 0 0 28 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim tejet të ashpër ndaj Iranit, teksa ka thënë se Republika Islamike do të shkatërrohej tërësisht nëse shpërthen një konflikt i armatosur mes dy vendeve. “Nëse Irani dëshiron luftë, atëherë do të ishte fundi zyrtar i tij”, shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në “Twitter” gjatë së dielës. “Kurrë më mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara”, vijoi mesazhin ai. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar luftanije shtesë dhe avionë të posaçëm në gjirin Persik gjatë kohëve të fundit. Komentet e Trumpit në Twitter shënojnë një kthesë të beftë në ngritjen e zërit, pas disa përpjekjeve të fundit për të minimizuar mundësinë e një konflikti ushtarak. Vetëm pak ditë më parë, presidenti u kishte thënë ndihmësve të tij se nuk dëshironte që presioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit të kthehej në një konflikt dhe, ku u pyet nga reporterët të enjten e kaluar, nëse Amerika do të përfshihej në luftë, Trump u shpreh qartë dhe prerazi: Shpresoj që jo! Irani gjithashtu është përpjekur të shuajë shqetësimet mes përshkallëzimit të tensioneve. Të shtunën, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike këmbënguli se nuk ka “uri” për luftë. “Nuk ka për të pasur një luftë për sa kohë që asnjë nga palët nuk dëshiron luftë, sikurse askush nuk ka iluzione se mund të përballet me Iranin në rajon”, tha Mohammad Javad Zarif për agjencinë shtetërore të lajmeve “IRNA”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Daçiq: Do të zbresë numri i njohjeve të Kosovës Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka parashikuar lajme të këqija për …