Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se arritja e një zgjidhjeje për çështjen e Republikës së Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë. Këto deklarime shefi i diplomacisë serbe i ka bërë gjatë një seance që është mbajtur për nder të përvjetorit të lindjes së Nelson Mandelas në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndër të tjera Daçiq ka thënë se Serbia është pro mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruan Tanjug. Kosova dhe Serbia janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare përmes dialogut në Bruksel. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, e kanë propozuar korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Gjermania e Britania e Madhe dhe gjithashtu edhe nga faktori politik në Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
IDEJA E THAÇIT PËR KUFIJTË, DO TË KUNDËRSHTOHET EDHE NË SHBA Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pritet të gjejë mbështetje as në takimet që …