Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Për Kosovën do të bisedojnë ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl me homologun e saj amerikan Mike Pompeo Ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl, e cila po qëndron në Nju Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, planifikon të bisedojë me homologun e saj amerikan Mike Pompeo mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Ajo pas arritjes në Nju Jork ka deklaruar për gazetarë, se po planifikon të bisedojë me Pompeon për Evropën Juglindore, në mënyrë të shkëmbejnë vlerësimet e gjendjes. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. SHBA, sipas fjalëve të saja, janë shumë të interesuara për vlerësimin dhe eksperiencën e Austrisë, sidomos sa i përket zhvillimeve më të reja të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kneissl do ta mbajë fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB të shtunën, me fokus në nevojën e politikës së jashtme të bazuar në rregulla dhe të drejtën ndërkombëtare. Like 0
Sportistët kosovarë nuk lejohen të futen në Serbi Policia serbe nuk i ka lejuar karateistët kosovarë të hyjnë në Serbi mëngjesin e …