Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dardanët përcjellin Kosovën për në Shkup Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë grumbulluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit për të përcjellur ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës drejt Shkupit. Nën thirrjet “Shqipëri Etnike” dhe duke valvitur flamujtë kombëtar e të Kosovës, kanë pritur ekipin e Kosovës duke ju uruar fitore në ndeshjen e nesërme në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve. Situata me Covid 19, ka bërë që edhe kjo ndeshje të luhet pa praninë e tifozëve duke “thyer” kështu zemrat e shumë tifozëve që e kanë përcjellur Kosovën anëekënd. Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot drejt Shkupit, ku pasdite pritet të mbaj edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Danimarka rrëmben Botërorin e Hendbollit Danimarka është fituesja e radhës e titullit të Hendbollit Danezët kanë fituar titullin e …