Dardanët përcjellin Kosovën për në Shkup

Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë grumbulluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit për të përcjellur ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës drejt Shkupit.

Nën thirrjet “Shqipëri Etnike” dhe duke valvitur flamujtë kombëtar e të Kosovës, kanë pritur ekipin e Kosovës duke ju uruar fitore në ndeshjen e nesërme në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Situata me Covid 19, ka bërë që edhe kjo ndeshje të luhet pa praninë e tifozëve duke “thyer” kështu zemrat e shumë tifozëve që e kanë përcjellur Kosovën anëekënd.

Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot drejt Shkupit, ku pasdite pritet të mbaj edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme