Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Delegacioni i PVD-së i përbërë nga kryetari i kësaj partie Shaip Kamberi, kryetarja e degës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa, ka filluar dje agjendën e takimeve në Gjermani Delegacioni i PVD-se vizitën dy ditore në Berlin dje e ka filluar në Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe takimin me ambasadorin Beqë Cufaj. Me ambasadorin Cufaj është diskutuar për sfidat jetike me të cilët ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe për rëndësinë e përkrahjes dhe inkuadrimit të Diasporës së Luginës në aktivitetet dhe agjendën e Ambasadës së Kosovës në Berlin. Ndërsa sot delegacioni i PVD-së është pritur në takim nga Ministria për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, që të dy përgjegjës për evropën jugëlindore. Në takim është biseduar për mundësinë e rritjes së prezences Gjermane në Luginë të Preshevës dhe ofrimin e përkrahjes konkrete. Prezenca e Gjeramanisë në rajon e posaçërisht në Luginë nënkupton kontribut të madh për sigurinë dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në proceset rajonale e posaçërisht në kontekstin e dialogu Kosovë – Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj i ankohet Jasharit: Më mirë me qenë si dëshmorët se kështu si jemi Kryeministri Ramush Haradinaj mendon se dëshmorët e kombit janë në gjendje më të mirë …