Delegacioni i PVD-së i përbërë nga kryetari i kësaj partie Shaip Kamberi, kryetarja e degës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa, ka filluar dje agjendën e takimeve në Gjermani

Delegacioni i PVD-se vizitën dy ditore në Berlin dje e ka filluar në Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe takimin me ambasadorin Beqë Cufaj.

Me ambasadorin Cufaj është diskutuar për sfidat jetike me të cilët ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe për rëndësinë e përkrahjes dhe inkuadrimit të Diasporës së Luginës në aktivitetet dhe agjendën e Ambasadës së Kosovës në Berlin.

Ndërsa sot delegacioni i PVD-së është pritur në takim nga Ministria për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, që të dy përgjegjës për evropën jugëlindore.

Në takim është biseduar për mundësinë e rritjes së prezences Gjermane në Luginë të Preshevës dhe ofrimin e përkrahjes konkrete.

Prezenca e Gjeramanisë në rajon e posaçërisht në Luginë nënkupton kontribut të madh për sigurinë dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në proceset rajonale e posaçërisht në kontekstin e dialogu Kosovë – Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme