Bujanoci i barabartë për të gjithë, angazhohen 24 asistentë personal për nxënësit me nevoja të veçanta

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me rastin e nënshkrimit të kontratave për angazhimin e asistentëve personal, takoi sot fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe drejtuesit e shkollave nëpër të cilat angazhohen asistentët në fjalë.

Përveç nënshkrimit të kontratave, kryetari Kamberi diskutoi me të pranishmit edhe nevojat shtesë me qëllim të integrimit sa më të suksesëshëm të nxënësve me nevoja të veçanta në procesin e rregullt edukativo – arsimor.

Gjatë këtij takimi, kryetari Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij, shprehën gatishmërinë e institucioneve dhe Komunës së Bujanocit për të përkrahur edhe më tej realizimin e projektit të asistentëve personal.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme