Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që së shpejti të takohet sërish me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të fazës finale të dialogut.

Pas problemit me përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ku çështje e kontestuar kishte dal Çakorri, një problem tjetër ende pa filluar demarkacioni me Serbinë është shfaqur, ajo është Karaçeva.

Banorë të kësaj zone kanë shprehur shqetësimin se me vendosjen e kufirit me Serbinë nga ana e KFOR-it, pronat e tyre kanë mbetur në territorin e Serbisë.

Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për shënimin e vijës kufitare në atë që po quhet faza e fundit e dialogut.

Këtë e ka paralajmëruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq fazën e fundit të dialogut më Serbinë.

Por, mosarritja e konsensusit të brendshëm për këtë fazë vlerësohet se mund t’ia sjellë Kosovës një skenar të ngjashëm me atë të bllokadës rreth Demarkacionit me Malin e Zi,

Ndonëse takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi pritet të mbahet në fillim të muajit shtator partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur një konsensus mbi këtë proces.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Mosarritja e një ujdie në këtë drejtim, para marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mund t’ia rikthejë Kosovës skenarin e Demarkacionit. Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se për ta ratifikuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, respektivisht 80 sosh, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ia kishte humbur Kosovës rreth tre vjet derisa ishte miratuar në Kuvend, pasi që subjektet politike atëkohë nuk gjenin dakordim mbi këtë marrëveshje.

Për të mos u përsëritur ky skenar, sipas përfaqësuesve të pozitës, arritja e një konsensusi të gjerë është më se i domosdoshëm.

Porse, partitë opozitare po vazhdojnë ta kundërshtojnë fazën finale të dialogut në mënyrën si ka nisur, fazë kjo e cila po drejtohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme