Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetët e Bundestagut, Peter Bauer nga CDU-ja dhe Christian Schmidt CSU-ja, pas takimit me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj, kanë kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje për një marrëveshje paqësore. Deputetët kanë ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë së ashpër e kundërshtojnë idenë e presidentit Thaçi rreth shkëmbimit të territoreve. “Sigurisht ne biseduam edhe për proceset e ardhshme dhe për dialogun të cilin ne e mbështesim dhe mendojmë që do të zhvillohet edhe më tutje. Po ashtu kemi diskutuar edhe për temën rreth shkëmbimit të territoreve të cilën ne me të vërtetë e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka deklaruar deputeti i Bundestagut. Tutje deputetët i kanë dërguar porosi presidentit Thaçi se ideja rreth shkëmbimit të territoreve do të krijonte probleme të reja jo vetëm për Kosovën. “Gjermania e ka qëndrimin shumë të qartë, që jemi kundër kësaj ideje. Nuk mund t’i zgjidhim problemet që i keni përmes krijimit të problemeve të reja. Dhe ai që me të vërtetë mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, atëherë duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se po krijon probleme të reja jo vetëm për Kosovën por për rajonin në përgjithësi”, kanë deklaruar deputetët. Tutje ata kanë theksuar se Gjermania do ta mbështetë tutje si partner Kosovën. “Ne do të bëjmë rolin tonë ndërmjetësues mbështetur si partner për Kosovë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Preshevës vazhdon me përmirsimin e infrasteukturës nëper gjitha vendbanimet Asfaltohet rruga lokale tek “Brraka” në fshatin Tërnavë Për nevoja të lagjes në pjesën …