Asfaltohet rruga lokale tek “Brraka” në fshatin Tërnavë

Për nevoja të lagjes në pjesën e sipërme tek “Brraka” në fshatin Tërnavë, është asfaltuar rruga kyçëse që shpie deri tek shtëpitë e fundit të fshatit.

Banorët e kësaj lagje kanë qarkulluar në kushte të vështira, sidomos gjatë stinës së dimrit dhe në kohë reshjesh, ku ka pësuar vërshime dhe gërryerje.

Me realizimin e këtij projekti, tashmë u janë përmirësuar dukshëm kushtet e qarkullimit.

Projekti është realizuar në shenjë respekti për familjen Bajrami, për nderë të të ndjerit Avdi Bajrami, për kontributin e tij në mbajtjen e paqes dhe qetësisë publike në komunën tonë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme