Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë z.Nevzad Lutfiu po qëndrojnë për një vizit zyrtare në Bruksel ku u pritën nga Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak. Pas takimit me z. Lajçak ka qenë vetë deputeti Kamberi që ka njoftuarë për rrjedhen e Takimit. Ky është njoftimi i plotë nga z.Kamberi Në Bruksel, me Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës. E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë. Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën. Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend. Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar. E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së vizitoi sot kryetarin e Kuvendit z. Enver Ramdani Kryetari i Kuvendit i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim …