Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës,Deputeti Shaip Kamberi, mbajti një fjalim për retorikën politike,nuk munguan fajalimet dhe reagimiet nga krerët e qeveris në Serbi e së fundmi edhe vet Presidenti Vuçiq ka thën se duhet integruar edhe pjesa e mbetur në opozit e shqiptarve, që nënkupton të inkuadrohet në pushtet,e i menjëhershëm ka qen reagimi i Deputeti Kamberi. Ky është reagimi i plotë i Deputetit Kamberi : Fatkeqësisht, Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e tij të ofrimit të pozitave personale pa pushtet për ta maskuar politikën e tij autoritare. Sikurse me disa individa nga opozita në Serbi që i ka dhënë pak pushtet personal për t’u dukur demokratik, të njëjtën po do me bërë edhe me shqiptarët. Ofrimi i karrotave për individa nuk e fsheh gjendjen aktuale. Problemi nuk është te përfaqësimi simbolik qeveritar, por te pabarazia shoqërore. Mungesën e demokracisë në Serbi nuk e fsheh me imazh qeveritar. Mungesën e barazisë në Serbi nuk e fsheh me imazh multietnik dhe multipartiak qeveritar. Presidenti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë e tij shtetërore. Z.President mos u fsheh duke tentuar të dukesh demokratik. Politika e imazhit të rremë nuk e fsheh të vërtetën e Serbisë. Edhe me gjetur shqiptarë për qeverinë tënde. Z.President, në vend të këtyre politikave të joshjes së individëve me pushtet simbolik, pa asnjë rezultat konkret për të mirën e përgjithshme, zbato angazhimet dhe zotimet e shtetit për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Janë marrëveshje që i ka firmosur shteti serb. Nëse jeni për shtet, siç thuani çdo ditë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Xhamitë hapen pasnesër në Kosovë, tregohen 7 rregullat Institucionet e Republikës në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës kanë marrë vendim që …