Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb z.Shaip Kamberi ka pritur sot Ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu,me të cilët ka biseduar për çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës së Preshevës,ka shkruar Kamberi Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës! Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni. ⚫️ Njohja e diplomave nga Kosova ⚫️ Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë! ⚫️ Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor! ⚫️ Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi! Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Driton Rexhepi rinia mbete forca shtytëse e PVD-ës Driton Rexhepi ka potencuar se rinia vazhdon të tregojë që mbetet forca shtytëse e …