Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë. Kurti ka kritikuar procesin e deritanishëm të dialogut me Serbinë, duke thënë se qasja ka qenë e gabuar. “Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, ka thënë ai. Kryeministri ka pohuar se “Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut”. “Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”. Gjithashtu, kryeministri i vendit ka kritikuar Bashkimin Evropain, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën. “22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën”, tha ai përcjell Telegrafi. Po ashtu, kryeministri tha se palët në dialog duhet të jenë të barabarta dhe se duhet unitet i brendshëm. “Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë parimet, Serbia duhet t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”, deklaroi Kurti. Tutje ai shtoi “le të sillemi ashtu siç jem, nuk i kemi borxh askujt por na kanë borxh shumë çka. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Louisiana e ShBA-së ndalon abortin me ligj Guvernatori demokrat i Louisianas, John Bel Edwards, e ka nënshkruar ligjin e ri për …