Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës do të mund të votojnë përmes postës. Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi më tej theksoi se sot në mbledhjen e KQZ-së do të ketë një raport të detajuar se sa ditë do të jenë në dispozicion për mërgatën që votën e tyre ta dërgojnë përmes postës. “Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës. Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”, tha Elezi. KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ndryshe, dje KQZ ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës – 112, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119, Lëvizja Vetëvendosje – 126, Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122, Lidhja Demokratike e Kosovës – 134. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
VUÇIQ: RRETH 50 MILIONË EURO SHTESË INVESTIME NË KOSOVË Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në 18 muajt e ardhshëm “do …