Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i pakënaqur edhe me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Përballë“ në TVSH Kurti foli edhe pengesat fizike mes dy vendeve, duke përmbendur taksën në Rrugën e Kombit.

“Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep. Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë që kjo të mos vazhdoj kështu, aq më tepër kur dihet se nuk është duke përfituar shteti, se sa është duke përfituar një privat”, u shpreh Albin Kurti në RTSH.

Kryetari i “Vetvendosjes” foli edhe për degën e kësaj partie në Tiranë, duke lënë të nënkuptohet se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve të saj.

“Ata kanë për synim që ta emancipojnë shtetin shqiptar për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Shqipëria ka obligim ndaj këtyre shqiparëve që i ka rrotull dhe unë besoj se ka shumë më tepër mundësi dhe obligim se sa realizim”, tha Kurti.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme