Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt e aq më pak e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogerinit. Deputetja, ka theksuar që imponimet dhe shantazhet që po bëhen nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. Këto komente, ajo i ka bërë në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Gjithashtu deputetja ka potencuar që Republika e Kosovës është për dialog, por për dialog të mirëfilltë dhe përtej interesave personale dhe agjendave politike që e dëmtojnë interesin e vendit. Postimi i plotë i deputetes: Marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt. Aq më pak e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinit, e cila po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit. Imponimet dhe shantazhet (edhe ato të llojit: kompromise të dhimbshme me Serbinë për liberalizimin e vizave) nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. As ndërmjetësimet me pikëpamje të paracaktuara, siç është “parti pris”-i. Republika e Kosovës është për dialog, por për dialog të mirëfilltë. Përtej interesave personale dhe agjendave politike që e dëmtojnë interesin e Republikës sonë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kuvendi i Shqipërisë voton qeverinë Rama, 77 vota pro dhe 53 kundër Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja …