Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy senatorët amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy, pas takimeve që kanë pasur me krerët e shtetit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, kanë udhëtuar për në Beograd, ku sot do të takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në takim do të marrin pjesë edhe ambasadori i SHBA’së në Beograd, Kyle Skott dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express. Arsyeja kryesore e vizitës së dy senatorëve amerikan në Prishtinë e Beograd është dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë të dy kishin deklaruar se rinisja e dialogut dhe arritja e një marrëveshje mes dy vendeve do të jetë çelësi i zhbllokimit të së ardhmes për Ballkanin Perëndimor. Përveç tjerash Murphy ka thënë që të dy vendet duhet të kuptojnë që për arritjen e një marrëveshje finale duhet të bëhen sakrifica, dhe se dy shteteve do t’iu bie hise që të bëjnë zgjidhje të vështira. Ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompe, kishte caktuar si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Palmer ka treguar se rinisja e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një prej gjërave më të rëndësishme në agjendën e tij në Ballkanin Perëndimor. Përveç senatorëve amerikanë në Kosovë ka qëndruar edhe deputeti i CUD’së së kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Beyer. Ai ka përsëritur qëndrimin gjerman kundër idesë së korrigjimit të kufijve, dhe ka paralajmëruar një vizitë të Palmerit në Kosovë e Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deri në takimin e radhës në Paris situata do të tensionohet mes Kosovës e Serbis Analisti Belul Beqaj, ka folur për operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në …