Botë E quajti budalla, Erdogan i përgjigjet Trumpit Nga Wikiliks U postua 17/10/2019 2 Min e Lexuar 0 0 57 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, nuk e ka marrë fare parasysh letrën e datës 9 tetor të cilën presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ia kishte dërguar lidhur me situatën në Siri. Sipas burimeve të BBC’së brenda kabinteit të Eroganit, letra e Donald Trump rreth situatës në Siri kishte përfunduar në “kosh të plehrave”. Në këtë letër të datës 9 tetor që iu dërgua pasi trupat amerikane ishin tërhequr nga Siria, Trump i kishte thënë Erdoganit “ Mos u bëj i vështirë. Mos u bëj budalla”. Megjithatë edhe përkundër toneve kërcënuese, Edrogan sipas burimeve presidenciale nuk e ka marrë fare parasysh letrën e Donald Trump. Një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti që në ditën kur i është dërguar letra, Erdogan kishte nisur ofensivën e tij kundër kurdëve në Siri. Si kundërpërgjigje për Trumpin, Erdogan sipas burimeve të BBC’së “ e kishte pranuar letrën e (Trumpit), e kishte hedhur poshtë dhe më pas e kishte futur në kosh”. Vendimi i Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria është kritikuar jashtëzakonisht shumë, pasi që i kishte hapur rrugë Turqisë që të fillonte sulmet ushtarake. Shumica e kritikave drejt Trump kanë ardhur nga partia e tij./GazetaExpress/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ky është njoftimi i Ambasadës Amerikane rreth emërimit të emisarit special të Donald Trump për negociatat Kosovë-Serbi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë thënë se presidenti i …