Botë E treta herë brenda muajit, Merkel dridhet përsëri gjatë takimit me kryeministrin finlandez Nga Wikiliks U postua 10/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 52 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sot duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Anthony Reney, që është hera e tretë e dridhjeve gjatë muajve të kaluar. Trupi i Merkelit dridhej ndërsa qëndroi me Rine gjatë nderimeve ushtarake në mbërritjen e tij. Kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë. Merkel atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi. Pas gjysmë ore Merkel erdhi në parlament dhe dukej mirë. Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë. Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej. Pas intonimit të himnit, ai ndihej më mirë. Në fund të Samitit dyditor të G20 në Osaka, Merkel (65) tha se i kupton pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ajo ndjehej mirë. “Unë jam mirë”, tha Merkel në Osaka. Ajo shtoi se ishte e bindur se reagime të tilla “vijnë dhe shkojnë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Peticioni “HESHTUR”, i 82 nxënësve të Shkollës së mesme “Sesai Surroi” Peticioni “HESHTUR”, i 82 nxënësve të Shkollës së mesme “Sesai Surroi”, që nuk pati …