Është finalizuar tashmë arkitektura e strukturës së ekipit negociator, që parashihet ta përfaqësojë Kosovën në dialogun përfundimtar me Serbinë. Përbëhet nga ekipi i nivelit të lartë dhe nga tetë grupe të veçanta. Presidenti javën e shkuar pati paralajmëruar krijimin e ekipeve që do të angazhohen në fazën finale të dialogut.
“Koha Ditore” e ka siguruar të martën draftin e strukturës së ekipit negociator që mban statusin e dokumentit konfidencial, por nuk përmban logo. Dokumenti ka formatin e organogramit.
Në krye të strukturës qëndron “Ekipi negociator i Kosovës”. Në të parashihet të jenë bartësit e institucioneve të shtetit dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Janë shtatë grupe të tjera profesionale.