Faqja Kryesore Botë Eksperti amerikan: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

3 Min e Lexuar
0
0
28

Eksperti amerikan për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Janus Bugajski, thotë se Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë qëllim edhe ka një vëmendje të shtuar ndaj kësaj çështjeje në Washington.

Sipas Bugajskit, angazhimi më aktiv amerikan nuk bëhet për të shtyrë anash BE-në, por vetë BE-ja duket se ka hequr dorë nga roli i saj në rajon duke dështuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Megjithatë, analisti amerikan nuk pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet shpejt, marrë parasysh se në Prishtinë ende mbetet të formohet qeveria e re, ndërsa Serbia po u afrohet zgjedhjeve.

Sa i përket situatës politike në Kosovë, Bugajski ka një vlerësim të lartë për Albin Kurtin, si fitues i zgjedhjeve dhe me gjasë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Sipas Bugajskit, Kurti “sjell një nivel të ri të entuziazmit në luftimin e problemeve që e kanë pllakosur vendin” dhe kjo po ashtu “ia jep atij një avantazh të qartë në skenën ndërkombëtare”.

“Në anën e politikës së jashtme, ai nuk ka shumë gjasa të joshet në ndonjë marrëveshje që do ta dëmtojë Kosovën dhe mendoj se do të tregohet një negociator i zorshëm por racional, që mund të punojë me të dërguarit e SHBA-së”, thotë Bugajski për Kurtin.

Në fund, eksperti amerikan për KD paralajmëron se edhe Moska mund të përpiqet të ketë një rol në dialogun Kosovë-Serbi, porse një gjë e tillë nuk do të ndihmonte procesin.

“Duhet kujtuar se të vetmet marrëveshje të suksesshme që janë zbatuar në rajon janë ato ku Moska nuk ka luajtur asnjë rol – si në Dayton, Ohër dhe Prespë. Dhe çdo marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbetet e lirë nga ndërhyrja prej Kremlinit”, thotë Bugajski.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë